Kovid 19 Shqipëri/ 135 raste të reja infektimesh, sërish viktima

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 135 raste të reja të infektimeve nga koronavirusi dhe jane sheruar 72 persona.

Marketing

“Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 113 raste në Tiranë, 11 në Durrës, nga 2 raste në Kukës, Vorë, nga 1 rast në Shkodër, Krujë, Has, Kavajë, Vlorë, Tropojë, Kamëz.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 72 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3227, që nga fillimi i epidemisë”, njofton Ministria.

Fatkeqësisht, edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen një 58 vjeçar nga Tirana.

 

COVID-19 – Statistika (7 Gusht 2020)

Testime totale            44881

Raste pozitive              6151

Raste të shëruara         3227

Raste Aktive                2735

Humbje jete             189 (Qarku Tiranë 91, Shkodër 31, Durrës 28, Fier 10, Elbasan 7, Lezhë 5, Kukës 5, Korçë 5, Vlorë 4, Dibër 2, Berat 1)

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   1558

Durrës                  348

Shkodër                231

Vlorë                    98

Fier                       90

Kukës                   94

Korçë                   85

Lezhë                    80

Elbasan                45

Berat                     44

Dibër          33

Gjirokastër 29

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rikujton qytetarët se:

Vendosja e maskës në ambientet e mbyllura është e detyrueshme. Moszbatimi i kësaj mase është e dënueshme sipas aktit normativ në fuqi. Çdo barrierë mbrojtëse, e bërë edhe në kushte shtëpie, ndihmon në kufizimin e përhapjes së infeksionit.

Maska prej tekstili duhet të mbulojë plotësisht hundën dhe gojën gjatë gjithë kohës.

 

Marketing