Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin 24 orësh të pandemisë Covid-19 në vendin tonë.

Krahasuar me një ditë më parë, rastet pozitive kanë pësuar ulje. Nga 833 që kishim dje, sot janë regjistruar 538 të infektuar të rinj.

Sa i përket viktimave, 9 pacientë kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit, raporton Ora News.

Por ndërkohë, duhet theksuar se edhe numri i testimeve ka pësuar ulje.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1918 testime, ndërsa një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë informonte për 3511.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

208 raste në Tiranë, 39 raste në Durrës, 36 raste në Lushnje, 28 raste në Vlorë, 27 raste në Fier, 20 raste në Elbasan, 18 raste në Shkodër, 19 raste Mirditw, 11 raste në Kamëz dhe Gramsh, 10 raste në Kurbin, 9 raste në Lezhë, 8 raste në Mallakastër, Divjakë, 7 raste në Kuçovë, 6 raste në Kavajë, Mat, Gjirokastër, Sarandë, 5 raste në Has, Delvinë, Dibër, Peqin, 4 raste në Tepelenë, Ura Vajgurore, Prrenjas, Vorë, 3 raste në Vau i Dejës, 2 raste në Krujë, Pukë, Rrogozhinë, Malësi e Madhe, Kolonjë, Poliçan, 1 rast në Kukës, Librazhd, Përmet, Skrapar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 9 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetare nga Durrësi, 2 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 29-84 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 282 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 401 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 44,291 që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (25 Janar 2021)
Raste të reja ditore 538
Të shëruar në 24 orë 401
Të shtruar në spitale 282
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 1918

Testime totale 336,716
Raste pozitive 72,812
Raste të shëruara 44,291
Raste Aktive 27,197
Humbje jete 1324

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 15968
Fier 2007
Durrës 1481
Shkodër 1359
Elbasan 1147
Vlorë 1057
Lezhë 967
Korçë 916
Berat 852
Gjirokastër 537
Dibër 502
Kukës 404