Kovid 19 Shqipëri/ Rriten shifrat, 130 persona të infektuar në 24 orë

Vijon të mbetet shqetësuese situata e infektimeve nga Covid 19 në Shqipëri.

Marketing

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit, në të dy spitalet kanë humbur jetën 2 persona, gjendja e të cilëve ka qenë e rënduar për shkak të prekjes nga virusi.

Në njoftimin e saj, Ministria e Shëdetësisë ka deklaruar se në 24 orët e fundit janë kryer 546 testime dhe kanë rezultuar 130 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 72 raste në Tiranë, 13 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 raste në Kukës, Lezhë, 4 në Korçë, nga 3 raste në Mat, Roskovec, nga 2 raste në Krujë, Kavajë, Lushnje, Berat, Sarandë, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Has, Vlorë, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Gramsh, Kuçovë, Skrapar.

Marketing