KOVID-19 Shqipëri/ Rritet numri i viktimave, regjistrohen 645 raste

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 18 persona nga COVID-19, ndërsa janë konfirmuar 645 raste të reja nga 2.201 testime të kryera.

Marketing

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën; 8 qytetar nga Tirana, 3 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetare nga Elbasani, 1 qytetare nga Lezha, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetare nga Berati, 1 qytetare nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri të moshave 56 vjeç deri në 82 vjeç.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki; 272 raste në Tiranë, 56 në Durrës, 51 në Fier, 48 në Korçë, 30 në Kuçovë, 20 në Mat, 19 në Pogradec, 16 në Vlorë, 15 në Kolonjë, 14 në Elbasan, 13 në Krujë, nga 12 raste në Tepelenë, Dibër, nga 10 raste në Has, Sarandë, nga 8 raste në Devoll, Peqin, nga 6 raste në Mallakastër, Delvinë, Skrapar, 4 në Berat, 3 në Tropojë, 2 në Shkodër, nga 1 rast në Kurbin, Kukës, Lezhë, Malësi e Madhe.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 403 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 17.755 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 463 pacientë, 25 në terapi intensive, 8 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (27 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                         645

Të shëruar ne 24 orë                      403

Të shtruar në spitale                       463

Humbje jete në 24 orë                  18

Testime ditore                                  2.201

Testime totale                 184.217

Raste pozitive                         36.245

Raste të shëruara                 17.755

Raste Aktive                            17.719

Humbje jete                               771

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë    9061

Fier                        1347

Durrës 1339

Korçë    1006

Vlorë     858

Shkodër               855

Elbasan 825

Lezhë    739

Berat     554

Gjirokaster 545

Kukës    399

Dibër 191

Marketing