Pak ditë më parë presidenti i SHBA, Donald Trump deklaroi se një nga medikamentet që mund të përmirësoj gjendjen të infektuarve nga koronavirusi është Plaquenil.

Sponsori i tij më i madh ka qenë vetë Trump, pasi një studim kinez kishte treguar rezultate inkurajuese në Ëuhan.

Por një nga pikëpyetjet e mëdha për ketë ilaç, i miksuar shpesh herë me azotromicinën, janë efektet anësore të tij.

Për këtë arsyeje spitalet në Suedi, vend që kishin përkrahur testimin e Plaquenilit në rastet e pacientëve në gjendje të rëndë nga COVID-19, kanë njoftuar se kanë ndërprerë ilaçin në fjalë.

Pacientët, sipas mjekëve të spitalit të Gotaland, filluan të shprehnin shqetësime si humbje e përkohshme e shikimit, migrenë të fortë, rritje të palpitacioneve.Njëri prej tyre, ka treguar sesi disa ditë pas kurës ai filloi të kishte dhimbje koke të tilla sikur po futej në “një kabinë elektrike”

Për më shumë, mjekët nuk arritën të vlerësonin efekte çudibërëse ndaj koronavirusit, të tilla që të justifikonin efektet anësore.

Ndërkohë, shumë testime mbi këtë ilaç po kryhen në botë, veçanërisht në universitetin e Oksfordit, ku po merren parasysh rreth 1000 raste nga 137 spitale të ndryshme, ose në Itali, ku janë 2000 të testuarit dhe priten rezultatet.