Kovid 19,autoritetet përgatiten për valën e vjeshtës

Numri i të infektuarve me koronavirus edhe në 24 orët e fundit është treshifror. 119 persona kanë rezultuar pozitiv, ndërsa katër persona kanë ndërruar jetë. Tre nga Shkupi dhe një nga Gostivari.

Marketing

Shkupi ka ende numrin më të madh të pacientëve të infektuar. Në 24 orët e fundit në kryeqytet janë regjistruar 35 raste të reja, në Shtip 17 dhe në Kumanovë 15. Ndërsa qytetet e tjera kanë numër një shifror të të infektuarve.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, në 24 orët e fundit janë regjistruar 89 persona të shëruar. Në Tetovë janë regjistruar 26 persona të shëruar, në Shkup 22, në Shtip 12 dhe në Kumanovë 10.

Maqedonia me ritëm të shpejtë po përgatitet për një valë të re të mundshme të koronavirusit. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe informoi se objekti i ri afër Klinikës së Pulmonologjisë dhe Alerologjisë në Shkup, përbëhet nga katër ambulanca, kabinete dhe dy dhoma të ndara për spitalet ditore në të cilat duhet të shtrohen pacientët. Sipas Filipçes, Ambulanca mobile me standardet më moderne për punë është jashtëzakonisht e rëndësishme për periudhën që vjen.

Në muajt e vjeshtës, numri i pacientëve me sëmundje të mushkërive rritet dhe për këtë arsye ne veçojmë plotësisht pacientët që kanë simptoma të mushkërive nga të gjithë pacientët e tjerë”-tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Për të realizuar planin për reparte të vogla infektive për pacientët me koronavirus, Filipçe ka takuar ekspertë të Bankës Botërore, në mënyrë që projekti të financohet me një kredi nga ky institucion.

Kryetarët e komunave të Gjevgjelisë, Kumanovës, Kavadarit, Strumicës, Kërçovës, Dibrës, Gostivarit, Strugës, Koçanit, Ohrit, Velesit, Tetovës, Shtipit, Manastirit, Resnjës dhe Prilepit, kanë dhënë pëlqim për ndërtimin e qendrave Kovid.

Marketing