Koxias: Maqedonia e Veriut, mirë se erdhe në jetën tonë

Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Koxijas, pas votimit të ndryshimeve kushtetuese ka biseduar me kryeministrin e Maqedonisë dhe m shefin e diplomacisë së Maqedonisë ndërsa përmes profilit të tij zyrtar në Tuiter i dëshiroi mirëseardhje Maqedonisë së Veriut, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Marketing

“Bisedova me Zoranin dhe Nikollën. I përkujtuam vështirësitë, lodhjen, tensionet, besimin dhe shpresat që i kaluam duke punuar për marrëveshjen. Ëndërruam të ardhmen e përbashkët për dy popujt. Maqedonia e Veriut, mirë se erdhe në jetën tonë. Historia duhet të jetë shkollë dhe jo burg”, shkroi në Tuiter, ish-ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Koxijas.

Marketing