Koxias: Marrëveshjet ndërshtetërore janë rezultat i kompromisit

Marrëveshjet ndërshtetërore janë rezultat i kompromisit, bëmë marrëveshje me kontribute për të dyja vendet, ka thënë shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias në fjalimin e konferencës për aspektet juridike të marrëveshjes së Prespës e cila u mbajt në MPJ-në greke.

Marketing

Siç raporton korrespondentja e MIA-s në Athinë, Koxias duke analizuar zgjidhjen mes Maqedonisë dhe Greqisë është fokusuar si në negociatat ashtu edhe në kontributet për të dyja vendet. Ai tha se nga koha e Konstantinos Karamanlisit deri më sot, tre çështje u janë dedikuar negociatave: emri, mos-cenimi i kufijve dhe ekzistimi apo jo i pakicës.

“Më pyetni nëse më pëlqen Maqedonia e Veriut. Jo. Unë do kisha dashur të quhen Alaska Veriore, por ekzistonte pajtueshmëri për emër të përbërë që përmban termin Maqedoni. Termini me dekada ekzistonte në negociatat dhe konsideroj se është jo etike ata të cilët dhanë fjalët përfundimtare të paraqiten si përkrahës të emrit që nuk e përmban termin Maqedoni”, ka thënë Koxias.

Lidhur me shtetësinë dhe kombësinë, ai ka sqaruar se ku është dallimi dhe çka është përfshirë në marrëveshjen, ndërsa për gjuhën përsëriti se është e pranuar si maqedonase në Kombet e Bashkuara (KB) që në vitin 1977.

Duke bërë kritika për ata që janë kundër marrëveshjes, Koxias thekson se në Greqi ekzistojnë dy lloje të politikës: ata që duan zgjidhje dhe ata që janë kundër zgjidhjes.
Lidhur me akuzat deri te qeveria se Greqia ka hapur rrugën drejt NATO-s dhe BE-së për vendin, shefi i diplomacisë greke me sqarim se ftesa për aleancën veri-atlantike është me kusht që të implementohen të gjitha obligimet që dalin nga marrëveshja e Prespës.

Marketing