Ministri i Jashtëm grek Nikos Koxias në një takim të jashtëzakonshëm dhe të paplanifikuar me kryeministrin Aleksis Cipras në Kryeministri, publikuan një pjesë e mediave greke.

Siç raporton korrespondentja e MIA-s nga Athina, informacioni rreth takimit midis Cipras dhe Koxias nuk është konfirmuar zyrtarisht, por në qarqet gazetareske në Greqi intensivisht përmendet se nga paraditja e sotme ministri i Jashtëm ndodhet në pallatin e Kryeministrisë.

Këtë takim, mediat greke dhe gazetarët po e lidhin me bisedën telefonike midis kryeministrave Cipras dhe Zaev dhe komentojnë, duke iu referuar burimeve dhe informacionit të tyre në mediat e Maqedonisë, se kjo bisedë mund të ndodhë gjatë ditës së sotme.

Komentet në Greqi janë se koha e bisedës telefonike po ngushtohet, pasi Ministri i Jashtëm grek Nikos Koxias më 12 dhe 14 qershor do të jetë në Moskë në takime me homologun e tij rus, Sergei Lavrov dhe në të njëjtën periudhë, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev niset për në Frankfurt.