Sot kemi bërë hapin vendimtar, deklaroi kreu i diplomacisë greke në një intervistë për televizionin grek “Contra”, duke komentuar bisedën telefonike mes dy kryeministrave.

Mendoj se sot kemi bërë hapin vendimtar dhe dy kryeministrat do të bisedojnë sërish nesër dhe do ta përfundojnë bisedën që kanë filluar sot, tha kreu i diplomacisë greke në intervistë.

Sa i përket perspektivës evropiane dhe euroatlantike të Maqedonisë, Koxias tha se me marrëveshje të ratifikuar në Parlamentin tonë, Greqia do të japë dritën jeshile në Samitin e Ministrave të Jashtëm të BE më 25 qershor dhe nëse gjithçka shkon sipas planit, NATO do të jep ftesën për anëtarësimin e vendit tonë.