Ministri i jashtëm grek Nikos Koxias ka paralajmëruar se sot do t’i nënshkruajë, dhe nesër në mëngjes do t’i dërgojë letra për BE dhe NATO, se Greqia nuk e kundërshton integrimin evropian dhe euroatlantik të Maqedonisë, që paraqet përmbushjen e pjesës së detyrimeve sipas Marrëveshjes për zgjidhjen e kontestit për emrin.

Ministri grek Koxias ka konfirmuar se e ka marrë notën nga Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë se Marrëveshja është ratifikuar.

Në zyrën time diplomatike, i kemi gati letrat. Unë zgjodha ta nënshkruaja letrën në të dielën ndërsa të hënën në mëngjes t’i dërgojë në Bashkimin Evropian dhe NATO, ka thënë Koxias.

Artikulli paraprakMënyrat për të mbajtur nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak
Artikulli tjetërTurqia voton: Erdogan kërkon mandatin e dytë si president