Koxias për Micotakis: “Gjuhën maqedonase” zyrtarisht e dorëzoi Demokracia e Re

]Siç duket nuk ia kanë thënë se “gjuhën maqedonase” zyrtarisht e ka dorëzuar Demokracia e Re në vitin 1977, reagon shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias për pres konferencën e djeshme të liderit të Demokracisë së Re, Kriakos Micotakis.

Marketing

“Zoti Micotakis, nuk e di, kuptohet, nuk është në pozicionin që të ballafaqohet me çështje nga politika e jashtme. Siç duket nuk i kanë thënë se “gjuha maqedonase” fillimisht “u njoh” në vitet 50-të nga ministrat e Unionit Kombëtar Radikal, ndërsa zyrtarisht e dorëzoi “Demokracia e Re në vitin 1977”, citohet në njoftimin e shefit të diplomacisë greke.

Siç njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina, ministri i Punëve të jashtme të Greqisë, komenton se Micotakis “ka refuzuar që të ballafaqohet me politikën e jashtme me seriozitetin e duhur”, ndërsa paralelisht, në njoftim Koxias reagon edhe për qëndrimet e parashtruara lidhur me marrëdhëniet greko-shqiptare”.

Marketing