Nuk mund ta ndryshojmë të drejtën universale, fqinjët të quhen maqedonas, në nivel individual dhe jozyrtar, por ne mund t’i quajmë si të duam, thotë ministri i Punëve të jashtme të Greqisë, Nikos Koxias në intervistë për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA dhe shton se “jashtë sistemit institucional dhe jashtë hapësirë publike, nuk mund njerëzve t’u imponosh se si do të vetëvendosen”.

“Një banor i Shkupit i thotë të dashurës së vet se është maqedonas. Çka do të bëjmë? Do të krijojmë shtet metafizik që do ta vendosë në burg? Atë që e thamë është se qytetarët e këtij vendi kanë të drejtë të vetëvendosin siç dëshirojnë. Kjo është e drejtë universale që nuk mund ta ndryshojmë.

Por, në të njëjtën kohë, ne mund t’i quajmë siç dëshirojmë”, thotë Koxias, sqaron se kur flasim për nivel individual, “vetëm në shtet totalitar dhe një shtet me sundues, mund të kontrollojë se si do të quhet dikush jo zyrtarisht” dhe shton se në nivel zyrtar për institucionet shtetërore do të përdoret emri Maqedonia Veriore.

Lidhur me Marrëveshjen e Prespës, shefi i diplomacisë greke thotë se kushtet ishin të pjekura, ndërsa kur kushtet janë të pjekura, do të thotë se atë që mund ta bësh, duhet ta bësh”.

Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, Koxias, në intervistë disa herë përmend se bëhet fjalë për kompromis, për lëshime nga të dyja palët, sepse “Greqia nuk e ka pushtuar fqinjin verior në mënyrë që të imponojë pozicione të veta”.