Koxias: Referendumi nuk është kusht juridik për implementimin e Marrëveshjes së Prespës

Referendumi nuk është as kusht, e as kërkesë juridike për implementimin e Marrëveshjes së Prespës, por është zgjedhje e Shkupit, tha shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias në intervistën për televizionin shtetëror grek ERT, duke e komentuar dhe shpjeguar rezultatin nga referendumi në Maqedoni.

Marketing

Koxias theksoi se Ivanov për president dhe Zaev për kryeministër janë zgjedhur me numër më të vogël të votave që i fitoi “PRO” në referendumin.

“Marrëveshja thotë se (referendumi) është zgjedhje e Qeverisë së Shkupit, por nuk është as kusht, as parakusht, as kërkesë juridike për implementim të marrëveshjes, kjo është me rëndësi të madhe. Tani shkojmë në pjesën politike. Përqindje e madhe është 37-38 për qind? Në shikim të parë kur dikush e shikon, nëse nuk i di politikën ballkanike dhe politikën e Shkupit dhe realitetin e tyre, do të thotë se është e vogël.

Edhe është logjike. Por, nëse di se sa vota janë këto 37-38 për qind dhe se çka ndodhi në zgjedhjet paraprake, atëherë do t’i kuptojë disa gjëra”, tha Koxias duke përmendur se sa vota kanë fituar kryeministri Zoran Zaev në zgjedhjet në vitin 2016 dhe presidenti Gjorge Ivanov në zgjedhjet e fundit presidenciale.

Siç njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina, ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, në intervistën e mbrëmshme të gjerë për televizionin shtetëror grek shpjegoi se nuk janë pastruar listat zgjedhore dhe se nëse kanë votuar të gjithë që kanë të drejtë vote, sipas trupit real votues nga një deri në 1,2 milionë votues, shumica nga 50 për qind + 1 do të jetë nën 600.000, gjegjësisht 540.000-550.000.

“Trupi real votues është rreth një milion, 1.100.000 deri në 1,2 milionë. Në këtë trup real ‘PRO’ Marrëveshjes së Prespës fitoi mbi 50 për qind. Gjegjësisht edhe të votonte i gjithë trupi votues, rezultati sërish do të ishte mbi 50 për qind”, tha Koxias, transmeton MIA.

Sipas informatave që Athina zyrtare i ka pasur nga Shkupi, siç tha Koxias, vlerësimet kanë qenë se jehona do të jetë midis 40 dhe 45 për qind, ndërsa sipas kësaj Greqia ka qenë e orientuar se do të votojnë 40-41-42 për qind.

Lidhur me ndodhitë tek ne, shefi i diplomacisë greke tha se nëse Zaevi nuk e fiton betejën në Kuvend, sipas mendimit të tij, “në çdo rast do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme, këtë e thonë rezultatet nga referendumi”.

“Fakti që Zaev i fitoi 100.000 ‘PËR’ më shumë nga zgjedhja e tij si kryeministër, dhe 100.000 vota më shumë se sa Ivanovi gjatë zgjedhjes së tij si president, bën që të jetë e dukshme se nën kushte normale do t’i fitojë zgjedhjet”, tha Koxias dhe shtoi se “opozita tek fqinji verior nuk kërkoi zgjedhje sepse e di se do t’i humbë”.

Shefi i diplomacisë greke ishte kategorik se ratifikimi i marrëveshjes do të jetë nga Parlamenti aktual, ndërsa madje pastaj, kur do të vijë koha, me vendim të kryeministrit vendi do të shkojë në zgjedhje. Paralelisht, shfaqi bindje se në Parlament ka shumicë të deputetëve të cilët do ta mbështesnin Marrëveshjen e Prespës.

Duke folur për zgjidhjen mes dy vendeve, tha se është jashtëzakonisht e mirë dhe jashtëzakonisht e dobishme.
“Marrëveshja e Prespës është balancuar, mund të qëndrojë gjatë kohës, kjo është marrëveshje prototip, siç thonë të gjitha institucionet universitare ndërkombëtare serioze”, vlerëson Koxjas.

Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë tha se për ardhmërinë e Ballkanit nuk ekziston politikë më e mirë nga bashkëpunimi mes të dy vendeve fqinje, sepse përmes këtij bashkëpunimi arrihen disa punë.

“Fillimisht ta stabilizojmë këtë vend, i cili nuk duam të shkatërrohet. Ai që e do këtë le të dalë dhe le të thotë. Vetëm disa djathtistë radikal brohoritën “Na jepni armë të hyjmë në Shkup”. Nëse kjo nuk është irredentizëm…

Imagjinoni, ata këtë e kanë thënë për ne. E dyta, u jepet fund të gjithëve që mendonin për Shqipëri të Madhe, sepse po stabilizohet ky vend. E treta edhe serbët edhe bullgarët e njohin realitetin e këtij shteti. Marrëdhëniet Greqi – IRJM janë bosht që e stabilizojnë Ballkanin”, sqaroi shefi i diplomacisë greke.

Në një intervistë për televizionin shtetëror ERT, Nikos Koxias, foli edhe për skenën e brendshme politike në Greqi dhe qëndrimet si të partnerit të koalicionit në qeveri, ashtu edhe atyre të opozitës.

Për Panos Kamenos tha se atë që e flet në fjalime si lider i partisë që koalicionin në qeverinë, e jo si kompetent për politikë të jashtme. Ndërsa çështje kryesore është “vetëm një zënkë e vogël në martesë” e Syrizas dhe Grekëve të Pavarur.
“Politikën e jashtme e zhvillon kryeministri, trupi që quhet Këshill ministror – që katër herë u dakordua, në mënyrë demokratike, për Marrëveshjen e Prespës të cilën e përgatisim – dhe ministri i punëve të jashtme. Të tjerët nuk janë kompetent për politikën e jashtme. Zotëri Kamenosi flet sepse është lider i një pre dy partive, nuk flet sikur edhe ai është kompetent për politikë të jashtme”, sqaroi Kamenos, transmetoi MIA.

Lidhur me qëndrimin e Demokracisë së Re opozitare se nuk do të votojë për ratifikim të marrëveshjes, shefi i diplomacisë greke komentoi se për çështjet lidhur me ardhmërinë e vendit, nuk vendosin vetëm liderët e partive por secili vet për shkak të përgjegjësisë ndaj vendit dhe për këtë, tha se partia më e madhe opozitare greke duhet të lejojë, deputetët e saj të votojnë, secili sipas vullnetit të tij.

Marketing