Koxias shkruan libër për Marrëveshjen e Prespës

Ish ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Koxias në vilën e tij në ishullin grek Alonisos, shkruan libër kushtuar Marrëveshjes së Prespës.

Marketing

Sipas mediave greke, siç njoftoi korrespodentja e MIA-s nga Athina, Koxias nga fillimi i verës është në Alonisos, ndërsa do të mbetet aty deri në shtator, ku është i izoluar nga të gjithë, punon në librin e tij të ri, i cili duhet të jetë gati deri nga fundi i vitit.

Portali informativ “Njuzbist” komenton se në SYRIZA ekziston druarje se libri mund të zbulojë çfarë roli kanë luajtur persona të caktuar, por edhe se mund të nxjerr në dritë ngjarje që ndoshta “do ta vendosnin në rrezik sigurinë kombëtare” dhe shton se mbetet enigmë nëse do të publikohet edhe shkrimi me dorëheqjen e Koxiasit deri te kryeministri i atëhershëm Aleksis Cipras.

Sipas portalit, me siguri libri së pari do të botohet në gjuhën angleze, e pastaj edhe në greke.
Idenë për librin kushtuar Marrëveshjes së Prespës, Koxias e ka ndarë edhe në intervistën e dhënë për MEDIAL-n në fund të vitit të kaluar. Atëherë, ish shefi i diplomacisë greke zbuloi se ka në plan të shkruajë tetë libra që kanë të bëjnë me politikën e jashtme.

“Një vëllim, të paktën ashtu planifikoj, do t’i kushtohet IRJM-së, respektivisht Maqedonisë së Veriut. Nga IRJM-ja deri te Maqedonia e Veriut. Pasi, e dini, talljen e parë autosarkastike që e thash pas dorëheqjes sime, e keni dëgjuar. Thash se dëshirova t’ia ndërroj emrin të mëparshmes, dhe u bëra unë i mëparshëm”, tha Koxias.

Marketing