KQZ: Janë numëruar 62,07 % e votave, VV-ja 25,80 %, LDK-ja 25,46 %, PDK-ja 21,83 %

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës në uebfaqen zyrtare po përditëson vazhdimisht të dhënat e numërimit të votave në nivel vendi.

Marketing

Deri tani janë numëruar 62,07 % të votave sipas të cilave deri tani po prin Vetëvendosja.

Vetëvendosja është në vend të parë me 25,80 % ose përkthyer në vota 130699, derisa LDK-ja është në vend të dytë me 25,46 % ose 128990 vota.

PDK-ja është në vendin e tretë me 21,83 % ose 110575 vota dhe pasohet nga koalicioni AAK-PSD me 60193 ose 11,88 % dhe Nisma- AKR-PD me 5,27 % ose 26712 vota.

Marketing