KQZ miraton rezultatin e zgjedhjeve për qarkun e Kukësit, ja kandidatët fitues

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po bën sot shqyrtimin dhe miratimin e disa tabelave të rezultatit të zgjedhjeve për zgjedhjet e 25 prillit.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, pasi ka dëgjuar shqyrtimin në lidhje me ndonjë ankimim të bërë nga subjektet dhe përfaqësuesit politik në qarkun e Kukësit, në fund ka bërë miratimin e tabelës së rezultateve.

Ndër të tjera ai bën me dije se në këtë qark nga 3 deputetë përfaqësues 2 janë nga PD dhe një nga PS-ja.

Marketing

“Miratohet tabela e rezultateve për qarkun Kukës sipas lidhjes, miratimi për subjektet politike dhe për kandidatet për deputet në këtë qark.

Po bëj me dije vetëm rezultatet për subjektin, në qarkun e Kukësit votuan 40894 zgjedhës, vota të pavlefshme dolën 2188. Në qark janë përfaqësues 3 deputetë, nga PD në Kukës e morën mandatin Flamur Hoxha dhe Isuf Çelaj, nga PS Genta Duraku”, ka thënë Celibashi.

Marketing