Robin Krasniqi është kampion i ri në kategorinë super të mesme në Evropë (EBU) pasi mposhti rusin, Stanyslav Kashtanov.

Boksieri kosovar luftoi 12 runde duke fituar ndeshjen pas vendimit të gjyqtarëve.

Pas ndeshjes ai ka thënë se kjo fitore është një luftë e përbashkët dhe do të vazhdoj për më të mirin e Botës.

“Përshëndetje të gjithëve dhe ju falënderoj nga zemra që bashkë përjetuam këtë fitoren, më të bukur me triumfin më të bukur. Ju faleminderit”.

“Kam humbur tashmë tri herë për t’u bërë më i miri i botës, kam pasur shumë dhimbje, por nuk jam ndalur dhe ju më keni besuar ashtu si të gjithë. Kjo fitore është arritur me të gjithë ju dhe është për të gjithë ju”, u shpreh Krasniqi në ring pas duelit të fituar.

Artikulli paraprakNoti – sporti më i mirë për trupin
Artikulli tjetërRegjistrimi i popullsisë, ekspertët: Politika të qëndroj larg nga ky proces