Krelani: E duartrokas këtë deputete që s’merr biletë VIP dhe ulet me tifozët e Kosovës!

Ndeshjet e kombëtares së Kosovës në futboll po zgjojnë interesim të madh tek gjithë sportdashësit; politikanë, artistë, etj…

Marketing

Tribuna VIP në stadiumin “Fadil Vokrri” si zakonisht po dedikohet vetëm për figurat politike të vendit.

Mirëpo, ka edhe prej atyre që zgjedhin tribunat e ‘thjeshta’ për ta shikuar nga afër ekipin e zemrës.

Gazetarja e njohur e sportit në Radio Televizionin e Kosovës, Qeqa Krelani ka publikuar një fotografi ku shihet deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e cila shikon ndeshjen së bashku me tifozët kosovarë.

“Nuk e njoh personalisht veç e duartrokas që ka ble biletë tek ulëset e tifozëve, pavarisht që ka mujt me marrë biletë VIP si deputete”, ka shkruar ajo.

Marketing