Krerët e Aleancës në qershor vizitojnë Shkupin

Këshilli Veri-Atlantik, trupi suprem politik i NATO-s, në qershor do ta vizitojnë vendin, paralajmëroi Shtabi i Përgjithshëm gjeneral nënkolonel, Vasko Gjurçinovsi.
Kjo do të jetë vizita e parë e trupit më të madh të Aleancës në Shkup. Në nëntor të vitit të kaluar, Maqedoninë e Veriut për herë të parë e ka vizituar Komiteti Ushtarak, trupi më i lartë ushtarak i Aleancës.

Këshilli Veri-Atlantik është trup suprem politik i NATO-s, e cila i miraton vendimet.
I vëzhgon proceset politike dhe ushtarake lidhur me çështjet e mbrojtjes dhe të sigurisë, të cilat kanë të bëjnë me tërë Aleancën.

I bashkon përfaqësuesit nga të gjithë vendet-anëtare për çdo çështje e cila kërkon vendim kolektiv dhe siguron forum për konsultime të gjera mes anëtareve për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë për paqen e tyre dhe sigurinë.

Me Këshillin udhëheq sekretari i përgjithshëm. Ai është trupi i parë i cili është themeluar në vitin 1949, dhe është trupi i vetëm që ka autorizim të formojë trupa të rinj.

Komiteti ushtarak, i cili në nëntor e ka vizituar Maqedoninë e Veriut, është trupi i cili jep këshilla ushtarake dhe shërben si lidhje e Këshillit Veri-Atlantik dhe dy komandove strategjike të NATO-s – Komandantit suprem i forcave aleate në Evropë dhe Komandanti suprem i forcave aleate për transformim.

Në ndërkohë, Letonia është bërë anëtarja e 13-të që e ka ratifikuar protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO.