Krerët e DAP-it në takim me kreun e shoqatës së Kontabilistëve, Vullnet Bajrami

Drejtoresha dhe zv/ drejtori i DAP-it Sanja Llukarevska dhe Abdulselam Selami sot realizuan takim me kryetarin e Shoqatës së Kontabilistëve dhe Kontabilistëve të Autorizuar të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Vullnet Bajrami.
Lajmin përmes rrjeteve soacile bëri të ditur ZV/drejtori i DAP-it Abdul-Selam Selami.

Marketing

Ja postimi i plotë :

Në agjendën e sotme të punës, bashkë me drejtoreshën Sanja Lukarevska, takuam Vullnet Bajramin – Kryetar i Shoqatës së Kontabilistëve dhe Kontabilistëve të Autorizuar të Maqedonisë Veri-Perëndimore.
👏Më gëzon fakti se nën ombrellën e kësaj Shoqate, janë aktivizuar dhe bashkëpunojnë një numër i madh të kontabilistëve të Maqedonisë Veri-Perëndimore, duke kontribuar dhe mbrojtur interesat e tyre të përbashkëta për funksionim sa më efikas dhe produktiv.
✅Drejtoria për të Ardhurat Publike të RMV-së, në mënyrë transparente dhe me takime të drejtpërdrejta hap dyert e bashkëpunimit, duke i dëgjuar sygjerimet, vërejtjet dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen në çasjen dhe gjatë obligimeve të tyre ndaj institucionit tonë.
✅Takimet e tilla japin gjithmonë produktivitet, sepse vetëm me komunikim direkt mund të arrijmë rezultatet pozitive në realizimin e qëllimeve tona institucionale.

Marketing