Kreshnik Bekteshi siguron 3 milionë denarë për Shqipërinë

Tërmeti në Shqipëri ka tronditur gjithë botën e veçanërisht vëllezërit shqiptarë të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Gjithë shqiptarët këto ditë përpos solidarizimit ata dërgojnë gjithçka që munden për të ndihmuar vëllezërit e tyre që pësuan në këtë rast fatkeq e që dogji zemrat e të gjithëve.

Marketing

Edhe ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshin kjo ngjare e rëndë e ka prekur në shpirt, ku sot ai me ndihmën e Elekranat e Maqedonisë ka siguruar 3 milionë denarë për Shqipërinë, ndoshta nuk janë shumë, por ndihma të tilla do të arrihet sa do pak të zbusë dhimbjen e atyre që pësuan më së shumti nga tërmeti që kaploi Durrësin dhe Thumanën.

Ndryshe deri tani, shqiptarët nga gjithë bota kanë dërguar shuma të mëdha parash për të ndihmuar, krahas tyre nuk kanë munguar edhe qeveria e Kosovës, Maqedonisë, së fundmi kemi edhe Turqinë në kry me presidentin Erdogan një dhe shumë vende të tjera që vazhdojnë të solidarizohen dhe të dërgojnë ndihma të ndryshme për Shqipërinë.

Marketing