Kreu i Akademisë së Shkencave të Maqedonisë, Taki Fiti thotë se marrëveshja me Greqinë siguron identitetin dhe gjuhën e popullit maqedonas. Sipas tij, marrëveshja është e kënaqshme dhe alternativë e vetme për hapjen e rrugës së integrimeve euro-atlantike, transmeton Alsat M.

“Kuptohet, kjo është marrëveshje kompromisi. Për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, por mendoj edhe për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, me rëndësi të veçantë ishte që të ruhen çështjet identitare dhe nga ky aspekt unë jam i kënaqur sepse vërtetë tani gjuha maqedonase, nacionaliteti, kultura jonë, tradita, fakti që grekët deklaruan se bëhet fjalë për popull të veçantë dhe e pranojnë idetitetin tonë, se bëhet fjalë për gjuhë të veçantë maqedonase që hyn në grupin e gjuhëve sllave të jugut që është fakt historik, mendoj se është mirë. Në fund të fundit, ne e dimë se çfarë duam dhe e dimë se në çfarë rruge duhet të ecim. Nuk mund të mbesim në këtë situatë tashmë 27 vjet të robëruar në aspektin e integrimeve euro-atlantike” – deklaroi Taki Fiti, kryetar i Akademisë së Shkencave.