Kreu i BESËS Kasami merr vaksinën anti Covid

Sot në qendrën për vaksinim në sallën “Boris Trajkovski” në Shkup, kundër virusit Covid 19, janë vaksinuar deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Edhe deputetët e Lëvizjes BESA në krye me kryetarin Bilall Kasami u vaksinuan në qendrën për vaksinim në sallën “Boris Trajkovski” në Shkup, kundër virusit Covid 19.

Kryetari Kasami, pas vaksinimit bëri thirrje deri tek të gjithë qytetarët e RMV- së që të shfrytëzojnë të drejtën për vaksinim sepse kjo është rruga më e mirë dhe e vetme për të shpëtuar nga kjo pandemi që ka kapluar tërë globin. Vaksinohu, sepse vaksina është shpëtim, shtoj mes tjerash Kasami.

Marketing