Kreu i BFI-së merr pasaportën shqiptare

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë (BFI), Sulejman Rexhepi, ka marrë shtetësinë shqiptare, ndërsa prej sot është pajisur edhe me paspaortën e Republikës së Shqipërisë.

Marketing

Me këtë rast, kreu i BFI-së, Rexhepi është deklaruar se ndjehet i nderuar me statusin e shtetasit të Republikës së Shqipërisë dhe ka shprehur falimenderime për presidentin Meta, për siç thotë ai, përkujdesin që ka për shqiptarët kudo që jetojnë.

“Autoritetet shqiptare, me angazhimin dhe nënshkrimin e presidentit të Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta, sot zyrtarisht më ndanë pasaportën shqiptare. Ndihem veçanërisht i nderuar dhe shpreh kënaqësinë time që me përkrahjen e Presidentit Ilir Meta,njeriut që me tërë qenien e vetë po përkujdeset për shqiptarët kudoqofshina ata, autoritetet përgjegjëse të shtetit shqiptar më mundësuan të pajisem me pasaportën shqiptare të cilën e konsideroj tej mase të vlefshme, qoftë nga ana simbolike, qoftë nga ajo praktike. Kjo pasaportë është gëzim i imi dhe realizim i një dëshire të kahmotshme sepse duke e poseduar atë unë e ndjej vehten edhe konkretisht pjesë të shtetit tim amë. Zoti e bekoftë Presidentin Meta, Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, thotë kreu i BFI-së, Sulejman rexhepi.

Marketing