Kreu i BFI-së Rexhepi promovoi librat “Për fe dhe atdhe”

“Për fe dhe atdhe” është kompleti i librave që u promovua nga kreu i BFI-së, Sulejman Rexhepi. Të pranishmit, duke folur për rëndësinë e këtyre librave, thanë se në këto vëllime janë të përfshira një pjesë e kontributeve shkencore ,vizioneve dhe angazhimeve mes funksionit të fesë, vendit dhe kombit.

Marketing

“Vepra e tij që sot jemi mbledhur për ta promovuar punën, djersën dhe kontributin që ai ka lënë gjatë gjithë këtyre viteve dhe natyrisht që është akoma i fortë për të kryer këtë funksion të ndershëm dhe të përgjegjshëm, siç është kryetari i BFI-së, na jep një domethënie shumë të madhe”,- tha kryetari i komunitetit i Shqipërisë, Bujar Spahiu.

“Janë të përfshira një pjesë e kontributeve shkencore, vizioneve të tij, angazhimeve dhe qëndrimet e tij në funksion të fesë, vendit dhe kombit”,- theksoi përfaqësuesi i Myftinisë së Kosovës, Ahmet Sadriu.

“Në emër të Fakultetit të Shkencave Islame mund të zgjedh fjalët më miradije, më të mira të asaj që i përshtaten veprimtarisë së kreut të BFI-së jo vetëm këtu, por duke mbrojtur identitetin islam në rajon dhe në përgjithësi”,- u shpreh dekani i Shkencave Islame, Shaban Sulejmani.

“Unë do të kthehem në disa ngjarje historike që pastaj të nxjerri guximin dhe frymën në këto libra. Data të shenjta të historisë sonë kombëtare janë Lidhja Shqiptare e Prizrenit, është Organizata e parë Ushtarako-politike që i artikuloi kërkesat e shqiptarëve në periudhën e shek. 19 dhe u bë Bashkimi i Katër Vilajeteve Shqiptare”,- u shpreh drejtori në ITShKSHM, Skender Hasani.

“E shoh këtë si shprehje të kapacitetit intelektual të BFI-së në Maqedoninë e Veriut. Titulli që ka vepra “Për fe dhe atdhe”, unë jam vet botues, do më bënte mua dhe çdo shqiptar të bënte jo 200 km, por 3000 km, se ja…”,- tha publicisti, Fari Balliu.

“Kam bërë përpjekje të përmbledh në binomin fe dhe atdhe atë që kam shkruar dhe thënë gjatë tri dekadave të kaluara. Fjalët dhe vlerësimet që i dëgjova nga ato që morën pjesë aktive në demonstrimin e këtyre veprave është njëkohësisht e mendimit dhe librit shqip”,- u shpreh kryetari i BFI-së -botues i librit, Sulejman Rexhepi.

Agjencia ndërkombëtare kundër dhunës, drogës dhe krimit i ndau mirënjohje Sulejman Rexhepit për kontributin e tij të shquar kundër dhunës dhe radikalizmit islam në Maqedoninë e Veriut.

Marketing