Kryetari i Gjykatës Supreme në Maqedoni, Jovo Vangellovski pretendon se afati për funksionimin e Prokurorisë Publike Speciale ka skaduar dhe se nëse do të kërkohet mendim nga gjykata që e drejton, ai do të veprojë.

“Ligji është i qartë dhe se afati ka skaduar për Specialen. Gjykata Supreme nuk i ndalon asgjë askujt, por nëse Gjykata Penale sjell vendim për ndonjë lëndë të Prokurorisë Publike Speciale pas afatit dhe nëse i dënuari ankohet deri te ne, atëherë do të anulohet vendimi i Penales”, theksoi ndër të tjera Vangelovski në një intervistë për Top Tema në Telma.

Ai thotë se vendimin e tij nuk e cilëson si hakmarrës ndaj Prokurorisë Publike Speciale, edhe pse në njërin nga raportet e kësaj prokurorie, sipas Vangelovski është thënë se ai ka kryer detyrën në mënyrë joprofesionale dhe të papërgjegjshme.