Kreu i OBSH-së e pret “me keqardhje” vendimin e Trumpit për ndërprerjen e fondeve

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se e kanë pritur me pikëllim vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për të ndërprerë fondet për këtë organizatë.

Marketing

Duke folur në një konferencë online për media në selinë e OBSH-së në Gjenevë të Zvicrës, Ghebreyesustha se SHBA ka qenë një mik i kahershëm dhe bujar i OBSH-së dhe shtoi që shpreson se do të mbetet e tillë.

“E presim me keqardhje vendimin e Trumpit për të ndalur fonded për OBSH-në”, tha Ghebreyesus.

Ghebreyesus deklaroi se OBSH, me mbështetjen e popullit dhe qeverisë amerikane, ka ofruar shërbime shëndetësore për njerëzit “më të varfër” dhe “më të prekur” në botë.

Sipas tij, OBSH jo vetëm që lufton kundër koronavirusit të ri (COVID-19), por zhvillon punime edhe në lidhje me poliomielitin, fruthin, malarien, ebolën, HIV-in, tuberkulozin, kequshqyerjen, kancerin, diabetin dhe shumë sëmundje të tjera.

“OBSH po shqyrton ndikimin e ndalimit të fondeve amerikane në përpjekjet tona. Ne do të punojmë me partnerët tanë për të mbyllur boshllëqet në buxhetin tonë dhe të sigurojmë që puna jonë të vazhdojë pandërprerë”, theksoi Ghebreyesus.

Ai tha se bota po përballet me një armik të përbashkët dhe riafirmoi thirrjen për solidaritet global kundër COVID-19.

Ndryshe, presidenti amerikan e ka akuzuar OBSH-në për “mbrojtjen e tezave të Kinës” dhe për “mosnisje të një hetimi të besueshëm për atë se si është përhapur virusi nga Wuhani”.

Në konferencën për shtyp në Shtëpinë e Bardhë ku njoftoi tërheqen e fondeve për OBSH-në, Trump tha se kjo organizatë nuk e ka zbatuar detyrën e saj themelore dhe duhet mbajtur përgjegjëse.

Marketing