Kreu i Strugës, Merko mbështetë fondacionin e Halil Kastratit me 5 mijë euro për secilën shtëpi

Sot, në takimin mes hoxhës dhe humanistit të madh Halil Kastrati dhe kreut të komunës së Strugës, Ramiz Merko, ky i fundit ka premtuar se për secilën shtëpi që do të ndërtohet për qytetarët e Strugës të cilët janë në nevojë, Merko do të mbështesë fondacionin e Halil Kastratit me 5 mijë euro.

Marketing

Ndërkohë që sot, Merko ka bërë edhe iniciativën e parë dhe me kontributin e tij personal bashkë me hoxhë Kastratin kanë bërë blerjen e banesës së parë në Strugë ku edhe pritet të strehohet familja e parë strugane.

Halil Kastrati prej disa viteve me rradhë ka kontribuar në përmirësimin e jetës për familjet në nevojë, e duket se objektiv i tij këtë herë janë familjet strugane për të cilat ai do të kontribojë e me këtë pjesë e nismës është bërë dhe kreu aktual i komunës z. Merko që do të mundësojë mbështetjen në fushën e humanizmit.