Krimi në familjen nga Vlora, ja kush është vrasësi dhe gruaja – viktimë

Vlora u trondit paraditen e së mërkurës nga një krim i rëndë në familje. Në banesën e tyre që ndodhej në katin e parë të një pallati në rrugën “Dervish Hekali”, Teodor Lera mbyti deri në vdekje bashkëshorten e tij 45-vjeçare Eva Lera. Pas aktit të rëndë që kreu, 57-vjeçari tentoi të vrasë veten duke prerë damarët me thikë, ndërsa aktualisht ndodhet në spitalin rajonal të Vlorë ku ka marrë mjekim.

Marketing

Ngjarja dyshohet se ndodhi pas një konflikti të çastit, por bashkëshortët kanë pasur prej kohësh konflikte. Teodor Lera ka qenë i proceduar një vit më parë për dhunë në familje, ndërsa bashkëshortja e kishte falur disa herë. Çifti i bashkëshortëve janë prindër të tre fëmijëve. Një vajzë dhe një djalë i jetojnë në Amerikë dhe Angli, ndërsa një vajzë tjetër është studente në Tiranë. Kjo e fundit mësohet se ka qenë prezente në momentin e ngjarjes.

“Vajza e tyre, fëmija i tretë, ishte studente në Tiranë. Ajo ka mbërritur mëngjesin e sotëm pasi ka marrë vesh se prindërit kishin konflikte me njëri-tjetrin dhe ka qenë prezente në momentin që ka ndodhur ngjarja. Ajo është larguar në gjendje shoku nga familjarët. Fqinjtë dhe të njohur të familjes Lera thonë se Teodori ka ushtruar vazhdimisht dhunë ndaj bashkëshortes”, thanë dëshmitarët në vendngjarje.

Ndërkohë në media është zbuluar edhe një foto ku viktima Eva Lera ndodhet përkrah bashkëshortit-vrasës së saj Teodor Lera.

Marketing