Krishtlindjet, Ali Ahmeti uron besimtarët e krishterë

Në këtë ditë të shenjtë të Krishtlindjeve, me respektin më të madh kam
kënaqësinë t’ju përcjell urimet e mia dhe të Bashkimit Demokratik për
Integrim, të gjithë qytetarëve të besimit të krishterë.

Marketing

Uroj që këtë festë ta kaloni sa më bukur, në shoqërinë e njerëzve më të
dashur. Paçi bekime dhe gjitha të mirat, për ju dhe familjet tuaja.

Përmes këtyre festave ne po vazhdojmë traditën tonë shqiptare të
harmonisë, tolerancës, bashkëjetesës dhe vëllazërisë ndër fetare, po
festojmë datat e shënuara të njëri-tjetrit me qëllim që të kujdesemi për
vlerat tona më fisnike kombëtare dhe fetare.

Me këtë rast, kam nderin e veçantë që të ftoj edhe Selinë e Shenjtë
bashkë me Atin e shenjtë Papa Françeskun i cili e vizitoi Shkupin me
datë 07 Maj të vitit 2019 që bashkë të tregojmë përkujdesje më të
përqendruar për komunitetin katolik shqiptar në vendin e lindjes së të
lumes Nënë Tereza.