Incidenti i armatosur në Bit Pazar,hajdutët plagosin puntorin e higjenës komunale

Në Bit Pazar sonte ka ndodhur një incident i armatosur ndërohë që thuhet se
ka edhe të plagosur. Forca të shumta policore janë për momentin në vendngjarje ndërkohë që
sipas të pranishmëve të shtënat kanë ardhur nga të gjitha anët edhe pse incidenti ka zgjatur
shkurtë.
Shkup, 8 nëntor – Një punëtorë i Higjenës komunale është lënduar sonte nga të shtënat në Bit
Pazar. Sipas informacioneve ende jozyrtare, i lënduari ka qenë duke fshirë rrugën në afërsi të
teatrit shqiptarë kur ka vërejtur se si një grup hajdutësh kanë hyrë në një lokal.
Pasiqë ai ka nisur të bërtasë, grupi ka nisur të ikë mirëpo njëri prej tyre ka nxjerë pistoletën dhe ka
gjuajtur ndaj punëtorit të higjenës komunale derisa plumbi e ka gjuajtur në këmbë kurse hajdutët
kanë ikur.
Policia menjëherë ka reaguar mirëpo nuk ka arritur të kap hajdutin pasiqë ka ikur kurse punëtori i
higjenës komunale është dërguar në spital, derisa incidentin e ka konfirmuar edhe MPB.

Marketing
Marketing