Ish-portieri argjentinas, Hugo Orlando Gatti ka qenë gjithmonë shumë kritik ndaj Lionel Messit.

Ai kështu ka bërë edhe në fitoren e Barcelonës ndaj Elches dje, duke thënë se ekipi u bazua në opsione tjera dhe loja nuk u fokusua në Messin.

Argjentinasi ka munguar në dy ndeshjet e fundit të klubit pasi u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen finale të Superkupës së Spanjës ndaj Athletic Bilbaos.

“Sa herë që Messi nuk luan, Barcelona fiton sepse ata mund të bazohen në forca të tjera. Futbolli ka të bëjë me fitoren dhe nëse luan mirë, edhe më mirë. Sa herë që Messi nuk luan, Barcelona fiton” – shpjegoi Gatti për El Chiringuito.

Messi do të rikthehet në aksion xhiron e ardhshme dhe pikërisht në ndeshjen ndaj Athletic Bilbaos në La Liga.