Kriza politike, Meta: Jam i përgatitur të lë mandatin për zgjidhjen

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka komentuar edhe nga Pogradeci krizën politike në vend, siç e quan ai. “Unë i kam dhënë argumentet e mia për krizën, që për mua është e qëllimshme. Nuk kemi Gjykatë Kushtetuese dhe për rrjedhojë po cënohet rendi kushtetues”, thotë Meta.

Marketing

Sa i përket vendimit ekstrem të opozitës, me djegien e mandateve të deputetëve të saj në Kuvend, kreu i shtetit thotë se është veprim “i dënueshëm dhe i papranueshëm”.
“Kuvendi ka 82 deputetë të ligjshëm, përfshirë edhe 3 që nuk dogjën mandatet. Çdo numër tjetër është i kundërligjshëm, në planin politik, ligjor dhe moral. Mund të thirrjen një milion shqiptarë mbi 18 vjeç për të miratuar reformat, por kjo nuk e zgjidh krizën”, tha Meta.

Sipas tij, kriza nuk zgjidhet as me retorikë dhe as me metoda policore, por me dialog dhe përpjekje serioze.
“Si president kam bërë çdo përpjekje për të parandaluar krizën. Jam i përgatitur të lë mandatin dhe deri të sakrifikohem si Salvador Allende, për të mos lejuar instalimin e një junte ushtarake. Pasojat e saj mund të jenë të rënda për Shqipërinë”, tha kreu i shtetit, i ndodhur në Pogradec në mbështetje të fushatës kombëtare të dhurimit të gjakut.

Marketing