Kroacia dhe Greqia mbështesin integrimet euroatlantike të Maqedonisë së Veriut

Mbështetje të madhe për integrimet euroatlantike të vendit për fillim të negociatave me BE-në në korrik si dhe rrumbullakim të procesit për anëtarësim të plotë në NATO, kanë shprehur kryeministrat e Kroacisë dhe Greqisë, Andrej Plenkoviq dhe Aleksis Cipras në takimin me kryeministrin Zoran Zaev në kuadër të Samitit të 8-të të shefave të qeverive të shteteve të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe Republikës Popullore të Kinës nga procesi 16+1 në Dubrovnik, Republika e Kroacisë.

Marketing

Në kuadër të takimit trelateral siç ka bërë të ditur Pres shërbimi qeveritar është theksuar përcaktimi nga ana e kryeministrave se në të ardhmen do të punohet intensivisht në forcimin e relacioneve ekonomike dhe lidhjet mes tre vendeve në mbarëvajtjen e tregtisë ndërkombëtare dhe lidhjes infrastrukturore e cila do të krijojë efekt pozitiv në ekonomitë vendore nga e cila përfitim do të ndejnë qytetarët në gjitha tre shtetet, Maqedoninë e Veriut, Kroaci dhe Greqi.