Zyrtarizimi i plotë gjuhës shqipe në Maqedoni për vite të tëra po zvarritet si proces dhe me këtë për vite të tëra shqiptarët mbetet të zhgënjyer nga politika në tentimin e tyre për të zyrtarizuar Gjuhën Shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoni, shkruan Zhurnal.

Tanimë kur në Maqedoni ëhstë hapur siç thuhet nga politika kutia e “Pandorës”, gjegjëisht procesi i ndryshimeve Kushtetuese dhe procesi i anëtarësimit të vendit në NATO dhe BE, bashkë me të është më se mudur që në emër të integrimit që Kushtetutës së Maqedonisë t’i shtohet edhe shtetëformësia e popullit shqiptar.

Sa për ilustrim, Kroacia në këtë drejtim, në parnimin e gjuhëve zyrtare ka bërë një përparim të madh. Në Kushtetutën e saj përveç gjuhës kroate si gjuhë zyrtare, thuhet se në 21 njësitë e saj administrative mund të përdoret edhe një gjuhë e dytë si gjuhë zyrtare, pa theksuar përqindje të ndonjë etnie që jeton atje, siç është rasti me 20 % e Maqedonisë, ndërsa në Prembulën e saj ka të theksuara 10 përkatësi etnike. Kroacia është vendi i cili në emër të kësaj sakrifice ka 25 gjuhë zyrtare. Këtë hap të “liberializimit” të madh Kushtetues Kroacia e ka bërë pikërisht në emër të anëtarësimit të saj në Bashkimin Evropian (BE). Nga këtu ehde mund të konkludohet se nëse Kroacia ka bërë një hap kaq të rëndësishm politiko-juridik vetëm për tu bërë anëtare e BE-së, atëherë Maqedonia ka më shumë arsye për të bërë hapin e saj të madh.

“Procesi i integrimit në BE është i gjatë. Hapja e kapitujve për fusha të ndryshme sistemit shetërorë e bënë që të njëjtat të harmonizohen me standardet e normimeve të BE-së. Për ndryshe rrugëtimi për në BE nuk kushtëzon që vendi aoplikant të ketë kushtetutë të shkruar ideale. Sepse kan thënë ;-Ju mund të shkruani kushtetutë ideale por vështirë është të shkruani kushtetutë funksionale”, thotë për Zhurnal, Qenan Aliu, jurist.

Sipas tij, standardet për një kushtetutë kërkojnë përmbushjen e kritereve ndërkombëtare dhe ajo të jetë funksionale konform mundësive, traditave,përbërjes së popullatës dhe mundësive ekonomike.

“BE ndërhynë për të drjeta universale por jo edhe për të drejtën i kujt është shteti. Pra shqiptarëve në Maqedoni ju mohohet e drejta e shenjtë e KO-PRONËSISË së shtetit si kontributorë historik,ekonomik dhe autokton për krijimin dhe mbijetesëne tij”, nënvizon Aliu.

Nga ana tjetër, analisti Selim Ibraimi vlerëson se saktësimi i Marrëveshjes së Ohrit në Kushtetutën e Maqedonisë nuk i bënë shqiptarët të barabartë me popullin maqedonas.

“Kushtetuta e Maqedonisë nuk i njeh shqiptarët si shtetformues dhe Marrëveshja e Ohrit(MO) është ndërtuar në bazë të Kushtetutës që njeh vetëm një etni si bartëse kryesore të sovranitetit dhe të tjerët si pakica. Sëkëndejmi as MO-ja në Preambulë nuk i bën shqiptarët të barabartë me maqedonët. Është një lajthitje që buron nga politika”, vlrëson Ibraimi në një prononcim për Zhurnal.