Kroacia mbështetje të pa rezervë për Maqedoninë: Edhe ne kishim problem me Slloveninë, por kishim konsensus politik!

“Republika e Kroacisë në përgjithësi e mbështetë procesin e integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut”, kështu deklaroi ambasadorja kroate në Maqedoninë e Veriut, Nives Tiganj.

Marketing

Mbështetjen e bazon në realizimin e reformave.

“Maqedonia e Veriut zbatoi shumë reforma, prej të cilave disa ishin me të vërtetë edhe të dhimbshme. Prandaj konsiderojmë se Maqedonia e Veriut meriton çeljen e bisedimeve sa më shpejtë që të jetë e mundur. Presim që kjo të ndodhë. Do të donim që kjo të ndodhë madje gjatë presidencës portugeze, të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, gjegjësisht fillimi formal i bisedimeve aderuese. Kroacia pret, e nxitë dhe e mbështetë vazhdimin e dialogut me fqinjin tuaj lindor Bullgarinë, në mënyrë që të arrihet zgjidhje kompromisi. Gjithashtu, nxisim dhe vazhdojmë me të gjitha proceset reformuese, me konsensus të të gjitha forcave politike në shtet. Kjo është shumë e rëndësishme meqë qasja e tillë e vërteton përkushtimin e vendit tonë për qëllimin tuaj strategjik, e ky është anëtarësimi në Bashkimin Evropian”, tha më tej Tiganj në intervistë për MIA-n.

Duke folur për kontestin mes Shkupit dhe Sofjes, Tiganj ka sjellë në kujtesë problemin që Kroacia e ka pasur me Slloveninë. Zgjidhjen e kontesteve e sheh në konsensusin politik.

“Po, edhe Kroacia kishte pengesë bilaterale në rrugën e saj të eurointegrimeve, kështu që më duhet të them se absolutisht kishim një konsensus politik, të gjitha subjektet politike në shtet kishin qëllim të qartë dhe përcaktimin e qartë për anëtarësim në Bashkimin Evropiane dhe pikërisht ky qëllim na dha fuqi që t’i përkushtoheni dialogut dhe arritjes së zgjidhjes kompromise, dhe në këtë mënyrë më 1 korrik të vitit 2013 u bëmë anëtare e Bashkimit Evropian. Pra, është me rëndësi, dhe kjo është porosia edhe ndaj Maqedonisë së Veriut, që të ketë qëllim të qartë, t’i përkushtoheni dialogut dhe të bëhen përpjekje që ky qëllim të realizohet”, tha më tej ajo.

Marketing