Kroacia nis vaksinimin e zyrtarëve të lartë shtetëror, presidenti e merr vaksinën i pari

Kroacia ka nisur sot vaksinimin e zyrtarëve të lartë shtetërorë. Presidenti Zoran Milanoviq ishte zyrtari i parë i lartë që mori vaksinën e “Pfizer”-it. Robert Hranj , shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Kroate u vaksinua më pas.

Marketing

“Ftoj të gjithë ata që duan, por edhe ata që nuk duan dhe hezitojnë të vaksinohen të marrin këtë vaksinë dhe ndonjë prej vaksinave të verifikuara. Kjo nuk është bërë përmendsh, është një proces serioz verifikimi. Njerëz, vaksinohuni, është më mirë sesa të sëmureni! Jo më pak keq, por më mirë!” ka thënë presidenti kroat pasi mori vaksinën.

Të gjithë ministrat kroatë dhe më pas deputetët do të vaksinohen gjatë ditës.

 

Marketing