Kroatët alarmojnë: Ky është plani serb për “Serbinë e Madhe”, shqiptarët hyn në lojë?!

Sipas disa të përditshmeve në Kroaci, portali Dnevno.hr po merret edhe me tezën rreth “mini Shengenit” si një shprehje e politikës së supozuar të Serbisë.

Marketing

Gjegjësisht, portal shkruan se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuҫiҫ, dëshiron të krijojë një “Serbi të Madhe” përmes “mini Schengen”, dhe se bashkësia ndërkombëtare po përpiqet të rinovojë ish Jugosllavinë në një farë mënyre.

“Pra, për çfarë menduan serbët tani? Disa ditë më parë, Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, dha një intervistë për gazetën “Beograd Pecat” dhe theksoi hapur se pika themelore serbe është vazhdimi i luftës për bashkimin e të gjithë serbëve në një shtet të vetëm dhe bashkësi politike.”

Portali vlerëson se “kënga e vjetër” për të drejtën e të gjithë serbëve për të jetuar në një shtet jeton në Serbi edhe pas Millosheviçit, dhe se kjo e drejtë, siç pretendohet, çonte rregullisht në luftë.

Portali gjithashtu thotë se Vuҫiҫ ka punuar në mekanizmin institucional të lidhjes dhe bashkimit për vite me radhë, kështu që në vitin 2014 ai ofroi heqjen e barrierave tregtare në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, dhe pas takimit me Trump, Kryeministri i Kosovës konfirmoi gatishmërinë e Kosovës për t’u bashkuar me “mini-Shengen”./Bota sot

Marketing