Kroos mund t’i bashkohet United në një marrëveshje shkëmbimi me Pogba

Plejmejkeri gjerman është lidhur me një kalim në Old Trafford si pjesë e një marrëveshje shkëmbimi.

Marketing

Toni Kroos mund ti bashkohet Manchester Unitedit si pjesë e një marrëveshje shkëmbimi që do ta shihte Paul Pogban lojtarë të Real Madridit më 2020, shkruan The Sun.

Djajtë e Kuq janë lidhur me një transfer të mesfushorit gjerman në vitet e fundit dhe duket se janë përsëri të interesuar që ta bëjnë një shkëmbim me Paul Pogban si pjesë e marrëveshjes se tyre me skuadrën nga Santiago Bernabeu.
Megjithatë, besohet se marrëveshja nuk do të bëhet në janar pasi që Pogba pritet të jetë jashtë fushave se paku edhe katër javë shkaku i lëndimit në gju dhe se Los Blancos dëshirojnë që të kenë mesfushorë të gatshëm për pjesën e mbetur të sezonit me qëllim që të luftojnë edhe për titullin në La Liga edhe në Ligën e Kampionëve.

Marketing