KRRE: Çmimi i naftës më i liri në Evropë

Sonte në mesnatë, pritet që të rriten çmimet e derivateve të naftës. Benzina për 3 denarë dhe dizeli për 1.50 denarë. Pavarësisht kësaj, kryetari i komisionit rregullator për energjetikë, Marko Bislimovski thotë se çmimet e derivateve të naftës në vendin tonë janë më të ulëta në të gjithë Evropën.

“Është shumë herët që të flitet për metodologjinë e re, sepse po përgatitet në koncept krejt i ri dhe nuk do t’i përfshij çmimin prodhues. Puna fillestare që do të marrim parasysh do të jetë çmimi i derivateve të naftës sipas berëzës botërore. Presim që çmimet të jenë mesatarisht këto që janë, të mos krijojmë panik të panevojshme, të potencoj edhe njëherë, çmimet e derivateve në vend janë më të lirat në Evropë”, tha Marko Bislimovski, kryetari i Komisionit Rregullatorë për Energjetikë.

Por qytetarët nuk mendojnë se çmimi i derivateve në Maqedoninë e Veriut. Shumica prej tyre thonë se çmimet e naftës në vend janë shumë të larta nëse bazohemi në standardin që ka vendi.

“Shumë të larta janë pa diskutim. Çmimet janë shumë të larta, standardi në Maqedoni shumë i ulët. Me bo krahasim me vendet në regjion, shumica i kanë çmimet më të ultë”, potencoi një qytetar.

“Të larta, nëse i krahasojmë me rrogat”, shtoi një qytetar tjetër.

“Të larta janë çmimet”, u shpreh një qytetar tjetër.

“Gjithçka është e shtrenjtë”, theksoi një qytetar.

“Shumë të larta janë”, theksoi një qytetar tjetër.

“Shumë të larta janë çmimet”, u shpreh një qytetar.

Ndryshe, sot nën organizim të Komisionit Rregullator për Energjetikë është mbajtur një tryezë e rrumbullakët në të cilën pjesë ka marrë edhe Asociacioni Rajonal për Energjetikë, me çka është biseduar në lidhje me metodologjinë me të cilën KRE-ja do të punojë edhe për përmirësimin e kushteve në energjetikë.