KRRE: Në korrik çmime të reja të energjisë elektrike

Komisioni Rregullator i Energjetikës paralajmëron se nga një korriku do të ketë çmime të reja të energjisë elektrike. Sipas KRRE-së, javën e ardhshme do të dihet edhe çmimi që hidrocentralet vendore do t’i ofrojnë energjinë elektrike kompanisë EVN.

Marketing

“Në këtë moment EVN po organizon procedurën për furnizim me energji elektrike. Në këtë procedurë të gjitha hidrocentralet e Maqedonisë së Veriut janë të obliguara të paraqesin ofertat e tyre për furnizim me energji elektrike, të paktën 80%, dhe gjatë javës së ardhshme do të jetë aksioni dhe do të dihet se me çfarë çmimi hidrocentralet do të ofrojnë energjinë elektrike kompanisë EVN”,- tha kryetari i Komisionit Rregullator Energjetik, Marko Bislimovski.

Nga Komisioni Rregullator i Energjetikës nuk presin ndryshime drastike të çmimeve të energjisë, edhe pse theksojnë se harxhimet për furnizim të energjisë elektrike, për shkak të rritjes së çmimit në tregun rajonal janë shumë më të larta se sa vitet e kaluara.

Marketing