Në tregun e lirë për energji elektrike të drejtën për pjesëmarrje do ta kenë edhe borxhlinjtë, ka njoftuar kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski. Amvisëritë dhe kompanitë që nuk i kanë paguar në kohë faturat e rrymës dhe borxhin e paguajnë në këste apo kanë vendim ekzekutiv, prej vitit të ri do të mund të lidhin kontratë me ndonjë kompani furnizuese të rrymës, pas liberalizimit të tregut. Por Bislimovski më tej thotë se obligimi për kthimin e borxhi nuk guxon të harrohet.

Me insistimin e komunitetit energjetik, ne e hoqëm këtë dispozitë dhe në çdo moment mund të shkojnë tek ndonjë furnizues i ri i energjisë elektrike sepse Komuniteti energjetik konsideron se në këtë mënyrë rritet konkurrenca në tregun e lirë të energjisë elektrike”- theksoi Marko Bislimovski, kryetar i KRRE-së.

Ende ka paqartësi për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike në publik. Disa muaj para ndryshimit të rregullave në sektorin e energjetikës, ka mungesë të fushatës mediale. Nuk dihet nëse kompanitë furnizuese do të kenë paketa të veçanta, të ngjashme me ato të biznesit të telekomunikacionit. Mbetet një enigmë se çfarë çmimesh do të ketë në tregun e liberalizuar.

Në këtë moment, mbi 1.500 konsumatorë janë në tregun e lirë të energjisë elektrike dhe shihni se nuk ka një fushatë agresive. Supozoj se furnizuesit po përgatisin çfarë lloj performansi të bëjnë në tregun e lirë të energjisë elektrike. Unë pres që objektivin e parë ti kenë konsumatorët komercial dhe pastaj do të orientohen drejt familjeve”- pohoi Marko Bislimovski, kryetar i KRRE-së.

Të hënën fillon procesi i zgjedhjes së një furnizuesit universal të energjisë elektrike. Kompania që do të përzgjidhet në tender do të jetë e detyruar të dorëzojë energji elektrike për të gjithë konsumatorët të cilët nuk do të dalin në tregun e lirë. Liberalizimi sipas autoriteteve duhet të fillojë më 1 janar.