KRRE: Ngrohja qendrore mund të nis nga një tetori

Për shkak të temperaturave të ulëta, sezoni i ngrohjes në Shkup mund të fillojë prej të hënën e javës që vjen.

Marketing

Nga Komisioni Rregullator për Energjetikë thonë se prodhuesit dhe shpërndarësit e ngrohjes qendrore janë të përgatitur që sezonin e ngrohjes ta fillojnë 15 ditë para afatit të paraparë.

Megjithatë, ata thonë se sipas rregullores sezoni i ngrohjes mund të përshpejtohet nëse tre ditë me radhë pas orës 21:00 temperaturat bien nën 12 gradë celsius, por jo para 1 tetorit, pasi kjo do të shkaktonte rritjen e faturave të qytetarëve. Ndërsa nga Ballkan Energy Group ju bëjnë thirrje qytetarëve që t’i kontrollojnë sistemet e ngrohjes qendrore.

Marketing