KRRE vendos sot për çmimet e reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës sot do të njoftojë çmimet e reja për derivatet e naftës, që do të jenë në fuqi deri të hënën e ardhshme.

Marketing

Javën e kaluar KRRE vendosi që çmimi i benzinës të rritet për gjysmë denari, ndërsa çmimi i naftës të mbetet i pandryshuar.

Për momentin EURO-SUPER BS 95 shitet për 48.5 denarë për litër, EURO-SUPER BS 98 për 50.50 denarë për litër ndërsa dizeli shitet për 45 denarë për litër.

Javën e kaluar, eksportuesit më të mëdhenj të naftës në botë, pas shumë negociatave, ranë dakord të zvogëlojnë prodhimin e naftës së papërpunuar për të ndaluar një rënien e çmimit të derivateve.

Marketing