Krushevë, një paraglajdist humbi jetën, ndërsa një tjetër është lënduar rëndë

Një paraglajdist ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka marrë lëndime të rënda trupore pasi që të dy kanë rënë në vendin e quajtur “Meçkin Kamen” në Krushevë, njoftojnë nga MPB-ja.
Ngjarja tragjike ka ndodh rreth orës 12:40 tek vendi Meçki Kamen.
Paraglajdeisti me lëndime të rënda trupore është dërguar për mjekim në Prilep.

Marketing

Sipas Natalija Siporvës, shefe e sektorit për marrëdhënie me publikun në MPB, detajet tjera për ngjarjen tragjike nuk dihen.
Policia ka kryer inspektim në vendin e ngjarjes.

Marketing