Kryediplomati Osmani pret studentët shqiptarë, cila është pesha e funksionit?

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot ka mirëpritur në amfiteatrin e MPJ studentët shqiptarë nga Universiteti “Nënë Tereza”- Shkup, të cilët kanë qenë të udhëhequr nga profesori Argëtim Saliu.

Marketing

MPJ Osmani, prej afër ka njoftuar studentët për sfidat diplomatike si shef i diplomacisë shtetërore, si dhe peshën e përgjegjësisë që bartë funksioni. Osmani më bashkëbisedimin me studentët ka konfirmuar qëllimin strategjik të vendit, duke vënë theksin mbi interesin strategjik të vendit- sa i përket politikës së jashtme- ku kryefjalë mbetet BE, tash kur NATO është punë e kryer.

Në takim studentët, ngrenë çështje nga më të ndryshme, duke veçuar përgjegjësinë e të qenurit ministër i parë shqiptarë në pozicionin e Ministrit për Politikë të Jashtme.

Sipas MPJ Osmani, të qenurit ministër i parë shqiptar në funksionin e MPJ sa është privilegj është edhe përgjegjësi dhe se ky pozicionim do të thotë thyerje të stereotipeve dhe monopolizmit etnik të pozicioneve shtetërore.

“Të qenurit ministër i parë shqiptarë i ngarkuar me politikën e jashtme të Maqedonisë së Veriut nënkupton thyerje të paragjykimeve ndëretnike, se një funksion është vetëm për njërën etni apo për tjetrën. Funksioni nënkupton të jesh përfaqësues i të gjithë qytetarëve pa dallim. Tema me Bullgarinë është e ndijshme, por fakti që ne jemi solidarizuar me bashkëqytetarët tanë, nënkupton se kemi vënë një bazë të mirëbesimit dhe jam i bindur se kjo do të le trashëgimi në raportet ndëretnike”, ka thënë mes tjerash shefi i diplomacisë, Osmani.

Marketing