Kryemadhi: Do ja ha veshin Ramës

Monika Kryemadhi ka bllokuar rrugën tek parku rinia dhe është shprehur se do qëndrojë aty dhe se do të shkelte ligjet e Ramës.

Marketing

Madje ajo shkoi deri aty sa tha do të ja ha veshin.

“Unë do ta shkel ligjin e Edi Ramës. Do qëndroj këtu sa të kemi mundësi. Unë mendoj se ky është reagimi im i momentit. Nuk i njoh ligjet e Edi Ramës. Nuk e njoh as Edi Ramën as kush është me Edi Ramën. Është territori i Shqipërisë dhe jo i Serbisë. Vetëm një serb mund të prishë Teatrin Kombëtar “, u shpreh Kryemadhi.

“Unë do t’ia ha veshin Edi Ramës. Kaq po të them!” , tha ndër të tjera ajo.

Marketing