Gjatë një takimi me komitetin drejtues të LRI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se kriminelët nuk kanë frikë shteti, pasi e kanë në dorë atë.

“Thonë që kriminelët kanë frikë nga shteti dhe nga reforma në drejtësi, por i qëllojnë me kallash shtëpisë së gazetarëve. Kjo nuk është frikë. Nuk kanë frikë sepse kryekrimineli është në krye të qeverisë”, u shpreh Kryemadhi.

Sipas saj pagat e shqiptarëve po zhvlerësohen dhe po rritet varfëria, gjë që do të sjellë dëshirën epidemike për tu larguar nga Shqipëria.

“Në shtator nisin ditët e nxehta të verës për politikën. Do të jetë sesion parlamentar i vështirë që nis me grabitjen e Teatrit Kombëtar, që është grabitje e kulturës dhe historisë”, tha Kryemadhi.