Kryeministri çek Babish për vizitë në vend

Një delegacion i Republikës së Çekisë i udhëhequr nga kryeministri Andrej Babish sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Delegacioni çek do të pritet me nderime të larta shtetërore para pllajës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas çfarë kryeministri Babish do të pritet nga nikoqiri i tij Toran Zaev.

Është paraparë kryeministri Babish të ketë takime edhe me shefin e shtetit Stevo Pendarovski, me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferin, me zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike Koço Angjushev dhe me ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshin.

Para ardhjes në Shkup, Babish paralajmëroi se do të shprehë mbështetje nga Republika e Çekisë për eurointegrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Me nikoqirët e tij do të bisedojë për bashkëpunimin dypalësh dhe për ngjarjet aktuale në Ballkan, në Evropë dhe në botë. Bisedimet do të fokusohen edhe në mundësitë për investimet çeke në vend.

Në orët e pasdites kryeministri çek Babish së bashku me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Brendshme Oliver Spasovskin do ta vizitojnë vendkalimin kufitar Bogorodicë.

Çekia dërgon kontingjent të vetin policor në kufirin jugor të Republikës nga shkurti i vitit 2016 për parandalimin e valës së migrantëve. Deri më tani nëpër kontingjentin çek në vend kanë kaluar mbi 1.000 policë.

Marketing